Aktualitet

Turqia po lëvizte çdo gurë për ta kapur, arrestohet në Kosovë Faruk Ozer. Vodhi 2 miliardë dollarë

Mbrëmjen e djeshme dyshohet se është arrestuar në Kosovë 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer, sipas mediave turke!

Themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është prangosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, pasi u largua nga Shqipëria, shkruajnë mediat turke.

I riu konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.

Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri, 8 ditë më parë. Më pas, data ekzakte nuk dihet ende, ai është nisur për në Kosovë, ku edhe dyshohet se është prangosur nga Policia vendase, duke iu referuar mediave turke.

Dy persona janë arrestuar gjatë ditëve të fundit ne Shqiperi, pasi ka dyshime se pritën në aeroportin e Rinasit dhe më pas strehuan një nga personat më të kërkuar aktualisht në botë, turkun Faruk Fatih Ozer.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button