Uncategorized

U bë ikona e meme-ve botërore për të qeshurën e tij, ndërron jetë aktori i njohur spanjoll

Aktori i njohur spanjoll që konsiderohej si ikona e komedisë, Juan Joya Borja, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Juan Joya Borja u bë i famshëm nga memet, i njohur për videon e tij në të cilën ai nuk mund ta fshihte të qeshurën e tij ikonike.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar kishte qëndruar i shtruar.

Vitin e kaluar El Risitas ishte shtruar në spital ku prej asaj kohe kishte qëndruar aty për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Së fundmi atij i ishte amputuar njëra këmbë, me shpresën se ky veprim do të ndalonte sëmundjen që të përhapet edhe në pjesët e tjera, por nuk ia ka dalë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button