AktualitetBota

U gjetën të vdekur, pa kokë dhe rroba, mbërrijnë sot në Shqipëri trupat e dy të rinjve

Një muaj nga vdekja e dy të rinjve nga Fushë Kruja, në një aksident të dyshimtë në Spanjë, trupat e tyre kanë mbërritur sot në Shqipëri.

Dy viktimat janë identifikuar si Xhuliano Kora, 24 vjeç dhe Morim.T, 28-vjeç . Ky i fundit u raportua si rumun, por në fakt është shqiptar i martuar me një rumune.

Faktet tronditëse të zbuluara nga mediat në Spanjë tregonin se në aksident dy shqiptarët u gjetën pa rroba, ndërkohë që njëri prej tyre u gjet edhe pa kokë. Ndërkohë pas lajmit tragjik familjarët e Xhuliano Korës bënë apel për rikthimin e trupit të 24-vjeçarit.

Dyshimet e para në lidhje me këtë ngjarje janë që “aksidenti” i tyre mund të jetë i lidhur me krimin e organizuar. Por autoritet spanjolle nuk kanë dalë ende në një përfundim të tillë, dhe hetimet duket se kanë ngecur.

Nuk ka të dhëna që dy të rinjtë të jenë përfshirë në ngjarje kriminale brenda Shqipërisë, ndërsa dhe vetë familjarët janë treguar të rezervuar në deklarimet e tyre.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button