Aktualitet

U plagos në ngjarjen e rëndë të Elbasanit, kush është Pavlo Vuksani, ish-oficer i Policisë Kriminale (Foto)

Pavlo Vuksani një nga katër personaqë mbetën të plagosur mesditën e sotme në Elbasan ka qenë punonjës i policisë kriminale.

Më 19 shkurt të vitit 2013, Vuksani ka rënë pre e një atentati me eksploziv. Artan Koçeku dhe dy vëllezërit Nikolin dhe Marjan Thani kanë vendosur eksploziv makinës së ish-efektivit Vuksani, në lagjen “Skënderbeg”, në qytetin e Shkodrës.

Ishte një operacion i koduar “Pikat e karburanteve”, që solli zbulimin dhe arrestimin e autorëve, të cilët veç vendosjes së eksplozivit ndaj automjetit të oficerit të Policisë Vuksani kanë kryer grabitjen e 8 pikave të karburantit në zonën e Shkodrës dhe të Lezhës, vjedhjen e 12 dyqaneve (kryesisht televizorë “Plazma”), si dhe të 2 automjeteve

Koçeku dhe Thani u vunë në pranga një muaj pasi vendosën eksplozivin. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, fatmirësisht. Sot, në rrethana ende të paqarta, Vuksani mbeti i plagosur në masakrën e Elbasanit. Ai ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan, ku shkaku kryesor dyshohet se është shitblerja e votës. Një viktimë dhe 4 të plagosur është bilanci i një përplasjeje e cila rezultoi fatale.

Pjerin Xhuvani, një emër i njohur i botës së krimit në Elbasan, me një organizim të hershëm politik në LSI e së fundmi në PS u vra në rrethana të panjohura, ndërsa autori mendohet se është një nga anëtarët e shtabit të PD, Arbër Papleka, ish-oficer i RENEA. Ai është arrestuar tashmë nga policia dhe ka thënë se e gjitha ka qenë për vetëmbrojtje.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button