AktualitetPolitike

Vangjel Tavo denoncon në Prokurori përfaqësues të PS-së dhe policinë kufitare Kakavijë

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo ka denoncuar në Prokurori përfaqësues të Partisë Socialiste, por edhe oficerë të policisë kufitare, se po lejojnë votues të PS që të mos e kryejnë karantinën 2 javore.

Tavo tha për mediat se jo vetëm që policia kufitare po tregohet selektive në zbatimin e aktit normativ të dalë më 21 prill, por se votues po merren nga kufiri me makinë nga kandidatë të PS-së.

Mes atyre që janë futur në Shqipëri pa iu nënshtruar izolimit, sipas Vangjel Tavos është edhe një anëtare e komisionit të Qendrës Zgjedhore.

“Sapo denoncova në prokurori, disa raste të kalimit të kufirit dhe të mos zbatimit nga ana e policisë të të njëjtave rregullave që zbatohen për të gjithë qytetarët për karantinimin sipas aktit normativ që ka dalë më 21 prill. Pra kemi një trajtim të diferencuar të qytetarëve që kalojnë kufirin ndërkohë që ata që vijnë për të votuar rilindjen, lejohen që të kalojnë, nuk kontrollohen nga policia. Jo vetëm që nuk kontrollohen dhe lejohen të votojnë por denoncova dhe një rast që është anëtarë e komisionit të qendrës së votimit.”

Tavo u shpreh po ashtu se nga prokuroria që të hetohen personat që ai i ka paraqitur me emra dhe mbiemra.

Policia kufitare, por jo vetëm pjesa tjetër që është përgjegjëse. Kemi një trajtim të diferencuar, njerëzit që kanë ardhur për të më votuar mua jo vetëm që janë shoqëruar në shtëpitë e tyre, dhe u është dhënë paralajmërimi disa herë, dhe janë kontrolluar disa herë. Katër persona kanë kaluar në makinën e kandidat për deputet të Rilindjes, personi anëtare e KQV, kaluese e kufirit , u mor në Kakavijë nga kryetari i Bashkisë së Dropullit.”

Kandidati për deputet i LSI-së kërkoi që të kontrollohet sistemi TIMS dhe kamerat e sigurisë në Kakavijë. 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button