AktualitetPolitike

Vangjel Tavo: Ejani emigrantë e votoni. “Diktatura ra,” do jetë jehona më 25 prill në mbarë vendin

Kandidati për deputet nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo ka ftuar përsëri emigrantët shqiptarë që të marrin pjesë në votimet e 25 prillit.

Pasi formulari që plotësohet në kufi është i paligjshëm dhe nuk janë të detyruar ta plotësojnë.

Ejani të festoni Ringjalljen e Krishtit dhe çlirimin e Shqipërisë më 25 prill nga diktatura. “Krishti u ngjall” do jetë urimi me emigrantët më 2 maj, dhe “Diktatura ra,” do jetë jehona më 25 prill në mbarë vendin,- shkruan Tavo.

Postimi i plotë:

Të nderuar emigrantë.

Ejani e votoni. Nuk ka asnjë ligj që ju pengon dhe ju detyron të karantinoheni.

Formularët në kufi janë të paligjshëm ndaj nuk jeni të detyruar t’i plotësoni.

Vetëm kaq mund të përgjigjeni verbalisht e jo me shkrim:❌ Nuk rezulton një akt në fuqi që detyron karantinimin tim ✅ Kaq. Ejani emigrantë e votoni.

Ejani të festoni Ringjalljen e Krishtit dhe çlirimin e Shqipërisë më 25 prill nga diktatura.

I drejtohem Policisë së Shtetit dhe Kufitare, cilido prej jush që ndalon në mënyrë të paligjshme shtetasit shqiptarë që kthehen në atdhe, i detyron të firmosin formularë të paligjshëm do shkarkoheni më 26 prill për abuzim me detyrën dhe do procedoheni penalisht.

Salca e Kosit që ju detyron sot nuk do jetë më 26 prill, do ketë qeveri të re, Ministër të Brendshëm të ri, drejtësi funksionale, ndaj mos u largoni edhe ju me atë apo të penalizoheni prej frikës së tij, por zbatoni detyrën me përpikmëri në përputhje me ligjet e vendit dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

“Krishti u ngjall” do jetë urimi me emigrantët më 2 maj, dhe “Diktatura ra,” do jetë jehona më 25 prill në mbarë vendin.

Vangjel Tavo

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button