Politike

Vangjel Tavo Ministër i Brendshëm pas zgjedhjeve/ Ja përgjigjia e tij…

I ftuar në emisionin STOP, Vangjel Tavo përgjigjet për thashethemet që qarkullojnë në korridoret e politikës se ai do të jetë Ministër i Brendshëm pas fitores së zgjedhjeve.

Gazetari: Flitet që pasi të fitoni zgjedhjet, juve do jeni Ministri i ardhshëm i Bredshëm!

Tavo: Mua m’a kanë thënë disa koleg tuaj gazetar nëpër studio televizive. Unë nuk e di çfarë flitet në kafenera, por unë e kam thënë dhe herë tjetër dhe po e them dhe këtu, që objektivi im është fitorja e Opozitës së Bashkuar, ky është fokusi im sot, fitorja e opozitës në këto zgjedhje dhe fitorja e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës që është e sigurt. Këto të tjerat i lëm pas zgjedhjeve për të folur, dhe do të shijkojmë se çfarë mund të bëhet. Një kolegu tuaj më është drejtuar: si ka mundësi një mjek të bëhet Ministër i Brendshëm? Dhe përgjigjia ime ishte: Qoftë korrupsioni, qoftë krimi, qoftë kotrabanda, janë sëmundje që duhen shëruar.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button