Politike

Vangjel Tavo: Nuk ka forcë që do i ndalë, emigrantët, shtetasit shqiptarë të votojnë.

Një ditë më parë “Komiteti Tekinik i Ekspertëve” vendosi në mënyrë arbitrare masën karantinë dy javore për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut. Lidhur me këtë LSI i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve. Deputeti Vangjel Tavo thekson se nuk ka forcë që do i ndalë emigratët të votojnë.

Lexoni postimin e tij të plotë:

Nuk ka forcë që do i ndalë, emigrantët, shtetasit shqiptarë të votojnë.

Lëvizja Socialiste për Integrim i është drejtuar Gjykatës Administrative të Tiranës për anulimin e vendimit të Komitetit të Ekspertëve, i cili vendosi në mënyrë arbitrare masën karantinë dy javore për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Në kërkesën e LSI, theksohet se Kushtetuta parashikon si të drejtë dhe liri themelore të shtetasit, të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet, e drejtë kjo që iu është mohuar nga vendimi i Komitetit.

Ky është një akt politik dhe diskriminues.

Sapo u mbyllën 2 spitale Covid në Shqipëri, dhe emigrantët nga vende të tjera lejohen të vinë, shtohet masa qëllimisht për Gjirokastrën sepse po humbin edhe mandatin e dytë që pretendojnë.

Frika se mos mbeten me 1 apo me 0 i shtyn të pengojnë emigrantët të votojnë.

Emigrantët to të vijnë të votojnë dhe nuk ka rilindas që do i ndalojë.

Nuk ka forcë që do i ndalë shtetasit shqiptarë të votojnë.

Dhe fitorja do jetë edhe më e madhe dhe do fitojmë vota si asnjëherë.

“Rilindja” skadon më 25 prill ashtu si kova e salcës së kosit.

Vangjel Tavo

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button