Aktualitet

Vangjel Tavo: Pas reagimit të presidentit dhe shoqatave të emigrantëve, avokati i popullit kërkon heqjen e karantinës

Kreu i listës së LSI Gjirokastër, Z.Vangjel Tavo ka postuar në faqen e tij në facebook një nga postet e avokatit të popullit në të cilën kërkohet heqjen e menjëhershme të masave të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve ndaj karantinimit 14 ditor nga emigrantët që hynë në Shqipëri.

Pas qëndrimit të Presidentit të Republikës, një grupi të madh të shoqatave të emigrantëve në Greqi, ankimimit të LSI në Gjykatën Administrative, edhe Avokati i Popullit kërkon heqjen e menjëhershme të masave penguese për votimin e emigrantëve.

Ky akt i qeverisë është anti-kushtetues ndaj emigrantët do vijnë të votojnë pasi asgjë nuk mund t’i ndalë shtetasit shqiptarë të votojnë- shkruan Tavo

Postimi i plotë i avokatit të popullit:

AVOKATI I POPULLIT KERKON ANULLIMIN E KARANTINIMIT TE SHTETASVE QE VIJNE NGA GREQIA DHE MAQEDONIA E VERIUTAvokati i Popullit kërkon anullimin e urdhërit që pamundëson pjesëmarrjen e qytetarëve shqiptarë që vijnë nga Greqia ose Maqedonia e Veriut për të ushtruar të drejtën kushtetuese të votës.Në një rekomandim dërguar Ministrisë së Shëndetësisë, KQZ-së dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, Avokati i Popullit ka kërkuar anullimin tërësisht e menjëherë të Urdhërit nr.219 datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”.Pranë institucionit të Avokatit të Popullit, një grup shoqatash të emigrantëve shqiptarë në Greqi kanë paraqitur një ankesë, në të cilën shprehet shqetësimi për propozimin më të fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve (Komiteti i Përkohshëm për Infeksionin e Përhapur nga Coronavirus i ri) , për vendosjen e një periudhe prej 2 javësh për emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, nëse ata do të vijnë në Shqipëri gjatë kësaj kohe.Sipas ankesës, kjo masë e propozuar pengon dhe në fakt u mohon të drejtën e votës atyre emigrantëve që duan të ushtrojnë këtë të drejtë themelore në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, që do të zhvillohen në datën 25 Prill 2021. Në ankesë, kjo masë e propozuar shihet edhe si një trajtim diskriminues ndaj tyre, pasi emigrantët shqiptarë që jetojnë në vende të tjera lejohen të hyjnë pa u karantinuar në Shqipëri, ndërsa emigrantët shqiptarë në Greqi, jo.Nisur nga një shqyrtim i hollësishëm i kuadrit të të drejtave të njeriut dhe praktika ndërkombëtare, Avokati i Popullit ka rekomanduar fillimin dhe përfundimin e menjëhershëm, të procedurës administrative për anulimin kryesisht, nëpërmjet nxjerrjes së një akti të ri me shkrim, që anulon tërësisht Urdhërin nr.219 datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia”, si dhe marrjen e masave për të mos penguar në menyrë sproporcionale qytetarët shqiptarë që jetojnë apo punojnë në Republikën e Greqisë apo Republikën e Maqedonisë së Veriut nga e drejta kushtetuese e votës.Rekomandimin e plotë mund ta gjeni këtu: https://www.avokatipopullit.gov.al/media/manager/website/media/Rekomandim%20per%20ankesen%20e%20shoqatave%20te%20emigranteve%20clean-%20nenshkruar%20elektronikisht.pdf

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button