AktualitetPolitike

Vangjel Tavo: Votoni masivisht të lirë dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të mirë për qarkun tonë

Kryesuesi i listës së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo, përmes një postimi në Facebook, iu bën thirrje të gjithë banorëve të qarkut të Gjirokastrës duke u shprehur: ”Votoni masivisht të lirë dhe së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të mirë për qarkun tonë’‘. Ndër të tjera Tavo thekson se: ‘‘Do vazhdoj të jem zëri dhe përfaqësuesi i socialistëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të vërtetë, të cilët “Rilindja” i la në baltë dhe i turpëroi”.

Postimi i plotë:

Asnjë i papunë në familjet e qarkut të Gjirokastrës.

Rikthim të të gjitha institucioneve dhe drejtorive që “Rilindja” largoi nga Gjirokastra.

Mbështetje për studentët me karta studenti, hapje programi të Masterit Shkencor në Universitetin e Gjirokastrës, dhe stimulimin për hapjen e degëve të tjera.

Krijim mundësish dhe hapësirash për rininë.

Zbatim i programit “Mëso dhe Fito” për të rinjtë të cilët mund të kenë pavarësi ekonomike teksa studiojnë.

Punësim i mirëpaguar dhe mbështetje për forcimin ekonomik të gruas dhe ndaj atyre në sipërmarrje.

Mbështetje për biznesin, pa penalizime dhe kontrolle diktatoriale qeveritare por të trajtuar si partnerë dhe jo armiq e mjet shfrytëzimi. Në krah për t’i ndihmuar e jo për t’i gjobitur.

Mbështetje për sektorin e turizmit dhe përfitim në favor të banorëve të vlerave të rralla dhe të pashfrytëzuara të Gjirokastrës dhe qarkut.

Mbështetje për bujqësinë dhe blegtorinë.

Mbështetje për familjet e varfëra.

Rritje e pensioneve, rritje pagash për mësuesit, mjekët dhe infermierët.

Asnjë punonjës i administratës publike apo i Policisë së Shtetit nuk largohet nga puna, por vetëm ata që u kanë bërë presione për votën dhe zyrtarë të përdorur për vepra të paligjshme nga “Rilindja.”

Frenim të shpopullimit të qarkut.

Frenim të varfërisë duke këmbëngulur për të shfarosur fenomenin e ushqimeve me lista.

Rikthim të shpresës dhe krenarisë së qarkut tonë duke i kthyer dinjitetin si Zemra e Jugut të Shqipërisë.

Dhe së fundmi, unë, Vangjel Tavo, do vazhdoj të jem zëri dhe përfaqësuesi i socialistëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të vërtetë, të cilët “Rilindja” i la në baltë dhe i turpëroi.

Ky është premtimi im, platforma ime pas 25 prillit, të cilën do e përmbush pikë për pikë.

Votoni masivisht të lirë dhe së bashku do ndërtojmë një të ardhme më të mirë për qarkun tonë.

Vangjel Tavo

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button