Politike

VIDEO-FOTO/ PD nxjerr provat e para, Rama-Balluku blenë votat në Kombinat me legalizimet

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka prezantuar provat e para të manipulimit të rezultatit zgjedhor nga ana e PS.

PD-ja ka prezanton faktet dhe bisedën telefonike Rama – Balluku që ishin në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve duke përdorur legalizimit ne këmbim të votave.

Deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi:

Çdo ditë dalin në pah fakte, prova dhe dëshmi të veprimeve të Ramës/Doshit dhe bandave të tyre për të vjedhur zgjedhjet.

Provat që do të ekspozojmë sot faktojnë masakrën zgjedhore. Ato janë vënë në dispozicion të Prokurorisë prej datës 12 Prill dhe ajo deri në këtë moment nuk ka vepruar.

Kjo që shikoni në ekran është grupi i whatsapp i hapur me urdhër të Belinda Ballukut dhe drejtuar nga Këshilltarja e saj në Kabinetin e Ministrit, Laureta Omeri. Përmes këtij personi, Belinda Balluku ekzekuton skemën e blerjes së votave, duke legalizuar banesa në këmbim të votave.

Kjo bisedë në whatsapp fakton se për më shumë se 1 muaj administrate publike është vënë në funksion të blerjes së zgjedhjeve.  Provat tregojnë se si PS jep leje legalizimi në këmbim të votës.

Në këtë bisedë ka detaje të ndërtesave dhe adresave përkatëse për të cilat shtabet elektorale të Partisë Socialiste urdhërojnë legalizimin e menjëhershëm para zgjedhjeve, në këmbim të votës. Aty dalin në pah hartat e banesave, emrat e punonjësve të administratës publike në vënë në shërbim të kësaj skeme kriminale të blerjes së votës, emrat e votuesve, por edhe shumë informacione të tjera.

PD ka bërë kallëzim kundër ministres Balluku dhe stafit të saj për krime elektorale, shpërdorim detyre dhe grup të strukturuar kriminal që prej datës 12 prill 2021.

Prokuroria nuk ka bërë asgjë as për ta ndalur, as për ta parandaluar dhe as për ta ndëshkuar këtë skemë të pastër kriminale të blerjes së votës në këmbim të legalizimit të banesës.

Kjo është një provë flagrante që provon se si Edi Rama dhe Belinda Balluku janë në krye të operacionit kriminal të vjedhjes së zgjedhjeve, duke shkelur ligjin dhe duke përdorur burimet shtetërore për të deformuar vullnetin e qytetarëve dhe rezultatin e zgjedhjeve.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button