Aktualitet

VIDEO/ Qytetarja zë ngushtë Policinë e Shtetit: Alo, dua të bëj një denoncim. Janë mbledhur mijëra njerëz në shesh (Bie linja)

Një qytetare me emrin Entenela Ndrevataj duket se ka zënë ngusht Policinë e Shtetit ditën e sotme kur kërkoi të bënte një denoncim për grumbullimin e mijëra njerëzve në sheshin Skënderbej për të festuar fitoren e Partisë Socialiste.

Qytetarja i citon Policisë aktin normativ që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave në kohë pandemie, por Policia e gjendur ngushtë mbyll telefonin.

“Alo përshëndetje. Të lutem dua të bëj një denoncim, sot në sheshin Skënderbej po bëhet një grumbullim me mijëra pjesmarrës në shkelje të ligjit të dalë në 15.03.2020 që ndalon tubimet dhe grumbullimet mbi dhjetë persona. Ka dalë dhe akti normativ në nëntor që ndalon grumbullimin mbi 10 njerëz. Si do procedohet në këtë rast? Si do procedohet këtë rast nga policia?” thote ajo ne video.

Qytetarja shpjegon në Facebook se denoncimin e ka bërë si një qytetare e rregullt, mirëpo Policia është gjendur ngushtë duke qenë se thirrjen për grumbullimin e  sa më shumë mbështetësve të PS-së e bëri vetë Kryeministri Edi Rama.

“Kur po kaloja nga sheshi sot, hasa mijëra qytetarë që festonin. Meqenëse jam qytetare e rregullt, e denoncova te Policia e Shtetit pasi ka shkelje të aktit normativ 15.03.2020 që ndalon tubimet dhe grumbullimet mbi dhjetë persona. Policia u impresionua”, shkruan ajo.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button