AktualitetPolitike

VIDEO-SKANDAL i shitblerjes së votave/Ndalohet makina e Denis Xholit, drejtor juridik i Bashkisë Bulqizë: Ishte duke shpërndarë lekë

Nuk kanë fund rastet ku anëtarë të pushtetit kapen nga strukturat e opozitës me makina të cilat përdoren për të shpërndarë lekë apo ushqime në këmbim të votës.

Rasti më i fundit shënohet në Maqellarë të Dibrës, ku opozita akuzon se Denis Xholi, Drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë kapet duke shpërndarë lekë në Maqellarë të Dibrës

“Sapo kanë kapur makinën në Maqellarë. Denis Xholi, Drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë duke shpërndarë lekë në Maqellarë të Dibrës. E kanë bllokuar aty”, informojnë nga Maqellara.

Sot ishte ambasadorja amerikane Kim dhe disa ambasadorë te BE të cilët bënë thirrje që shqiptarët të mos shesin votën dhe se duhet ndëshkim ligjor e shembullor ndaj kujtdo që kapet duke dhënë lekë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button