Aktualitet

(VIDEO)SKANDAL në Lagjen Punëtore/ Punonjësit e administratës përdoren për fushatë elektorale në kundërshtim me ligjin

Administrata e pavarur dhe administrata në zgjedhje/fushatë elektorale? Standardi i nevojës për ndalimin e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale është një prej rekomandimeve prioritare të raportit të fundit të ODIHR/OSBE. Megjithatë ka raportime të shumta se administrata vijon të jetë aktive në aspekte të ndryshme të fushatës, përfshirë dhe gjatë orarit të punës zyrtare.

Detyrimi ligjor

Ligji 152/2013 përcakton kufizimet për ushtrimin e të drejtave politike për nëpunësit civil. Kodi Zgjedhor dhe legjislacioni mbi administratën publike përcaktojnë gjithashtu kufizime për sjelljen e nëpunësve dhe administratës gjatë fushatave elektorale dhe aktiviteteve politike. DAP është institucioni përgjegjës për zbatimin e legjislacionit mbi nëpunësit publike.

Në disa pamje të ardhura pranë redaksisë së Channel-7 shihen Prefekti i qarkut Gjirokastër Odise Kote, Drejtori i ARRSH-së Andi Shkurta, si edhe punonjës të tjerë të administratës publike të cilët përdoren në fushatë elektorale për të shoqëruar në takime Bledi Çuçin në kundërshtim me ligjin 152/2013, i cili thot: “Çdo nëpunës publik nëqoftëse merr pjesë në fushatë elektorale brenda orarit zyrtar të punës, duhet të shkëpusë menjëherë mardhënien me punën.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button