AktualitetBotaPolitike

Vota e Albin Kurtit në Shqipëri, Vuçiç: Mesazh i qartë për ne dhe për të gjithë

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka komentuar votimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Vuçiç në fjalën e tij ka thënë se vota e Kurtit në Shqipëri është një sinjal i përgjithshëm për të gjithë për mesazhin që doni të përcillni.

Ai pohoi se është e qartë  për te gjith botën, por edhe për ata se çfarë do të thotë Albin Kurti me votën e hedhur në Shqipëri.

“Ju po votoni në Shqipëri. Sinjal i mirë. Ju thoni se doni dëmshpërblime të luftës nga Serbia, ne e kuptuam se çfarë donit të thoni. Ju thoni se do të ngrini një proces gjyqësor për gjenocid, megjithëse nuk mundeni sepse nuk jeni një shtet sovran, mbase përmes Shqipërisë, apo ndonjë vendi të tretë, ai mesazh është i qartë për ne,” tha Vuçiç.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button