Politike

Vrasja në Elbasan, Meta shigjeton Policinë dhe Prokurorinë: Janë të njëanshme, situata është kritike

Presidenti i vendit Ilir Meta e ka quajtur mjaft kritike situatën në vend, pas ngjarjes së rëndë të ditës së sotme ku mbeti i vrarë shtetasi Pjerin Xhuvani.

Duke folur në “Infofocus”, Meta deklaroi se prokuroria dhe policia po sillet si e njëanshme dhe kjo gjë është shumë e dukshme pasi njerëz të caktuar ecin të armatosur.

Meta më tej bën thirrje që policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.

“Situata është tepër kritike, mjafton të shohim sa krime janë bërë në këto katër ditët e fundit.

Për fat të keq dhe Elbasani i dijes, i kulturës, i qytetarise është kthyer ne një nga qytetet problematike.

Kjo situatë vjen si rezultat i policisë dhe të prokurorisë që janë të njëanshme dhe kjo është mëse e dukshme sepse njerëz të caktuar ecin të armatosur.

I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimës dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.

Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.

Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”, përfundoi Meta.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button