Uncategorized

Zgjedhjet/ Meta paralajmëron: Të gjithë ju të fortë që blini vota edhe pulat do t’ua sekuestrojmë

Presidenti, Ilir Meta ka paralajmëruara sërish se kush prek votën e qytetarit do të trejatohet si armik i Kushttutës, ndërsa ka paralajmëruar edhe të gjitha “të fortët”  duke thënë se kush përdoret nga pushteti për presione e blerje votash, do i sekuestrohen edhe pulat. Teksa u bën thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, Kreu i Shtetit Ilir Meta, përmes një statusi në rrjete sociale, thekson se kanë ngelur edhe 4 ditë, që sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe të përmbysë fuks-shtetin e rilindjes. Meta shtoi ndër të tjera se këto zgjedhje  janë historike për vendin dhe kombin tonë në 100 vitet e ardhshme.

Statusi i Presidentit Meta

Edhe 4 ditë, që Sovrani të rimarrë në duart e tij sovranitetin e grabitur pabesisht dhe poshtërsisht me zgjedhje si ato të Shijakut, të Dibrës, dhe me ato të paligjshme vendore.

Të gjithë qytetarët të verifikojnë qendrat e tyre të votimit dhe me qetësi dhe vendosmëri të nisen drejt kutive të votimit në këto zgjedhje historike për vendin dhe kombin tonë për 100 vitet e ardhshme.

Asgjë nuk e ndal triumfin e vullnetit të Sovranit, që përmes Referendumit të 25 Prillit do ta përmbysë Fuks-Shtetin e “Rilindjes” dhe do të rivendosë shtetin e së drejtës dhe Llogaridhënien.

Të gjithë ju zyrtarë, që nuk keni kartelë psiqike, mos e rëndoni pozitën tuaj duke shkelur ligjin dhe Kodin në ditët dhe orët, që vijnë.

Të gjithë ju “të fortë”, që po përdoreni nga pushteti kriminal për presione dhe blerje votash, bëhuni gati se edhe pulat do t’ua sekuestrojmë!

Kush prek votën e 25 Prillit ka sulmuar sovranitetin e popullit dhe të Republikës së Shqipërisë dhe do trajtohet si armik i Republikës dhe Kushtetutës!

Kush shet votën, shet nderin e familjes së tij dhe nuk e meriton të quhet njeri dhe kurrsesi shqiptar.

Përpara me qetësi e vendosmëri drejt qendrave të votimit, për Shqipërinë europiane, që ristarton fuqishëm më 25 Prill.

SHQIPËRIA DO TË JETË E SHQIPTARËVE PËRJETËSISHT!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button