AktualitetPolitike

‘120 mln euro nga buxheti i shtetit u përdorën për të blerë votat’

Ish-deputetja Jorida Tabaku ka reaguar me një shenim në faqen e saj në Facebook duke denoncuar blerjen masive të votës nga Rilindja gjatë zgjedhjeve të fundit.

“Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve”, shkruan Tabaku.

Ajo ka shpërndarë me shënimin e saj edhe një material të publikuar nga ‘Open Data Albania’.

Ja postimi i plotë:

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.

Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button