Aktualitet

‘27-vjeçari u vetëvra pasi i kërkuan mbrapsht lekët e blerjes së votës’

Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një denoncim të rëndë në faqen e tij në FB. Sipas denoncuesit, një 27-vjeçar i quajtur Kastriot Luka ka vrarë veten pasi i kërkonin mbrapsht lekët e blerjes së votës.

Ngjarja është regjistruar në Lezhë. Ish-kryeministri akuzon kandidatin socialist, Eduard Ndreca për këtë krim të rëndë.

MESAZHI I BERISHES

Vetëvritet 27-vjeçari pas humbjes së Eduard Ndrecës në fshatin e tij.

Lexoni qytetarin dixhital.

Akuzon Eduard Ndrecën se pas humbjes në fshatin e tij, i kërkoi me kërcënim të ndjerit lekët e dhëna për blerjen e votës. sb

Zoti ish-kryeministër! Po ju njoftoj që në fshatin Rrasë të Kalivaçit, qendra administrative Ungrej, banditi i rilindjes Eduard Ndreca, pasi humbi në fshatin e vet, i kërkoi duke e kërcënuar me jetë, lekët e votave mbrapsht të ndjerit Kastriot Lukës!

Ai në dëshpërim e sipër piu fotoksinë dhe fatkeqësisht ndërroi jetë 4-5 dite pas zgjedhjeve në moshën 27 vjeçare. Eduard Ndreca është trafikanti i drogës se Kashnjetit, që me lekët e drogës bleu votat në Lezhë, por populli nuk e votoi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button