Politike

35 milionë lekë për familje/ Duma: SPAK ka heshtur, kemi bërë shumë kallëzime për shkelje zgjedhore

Deputetja e PD në qytetin e Kavajës, Grida Duma ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka denoncuar shkelje nga ana e PS, të cilat sipas saj janë përdorur për të kryer blerjen e votave.

Duma tha se bashkia Rrogozhinë kishte rritur numrin e punonjësve të administratës publike gjatë muajit shkurt duke shtuar më shumë se 227 persona, të cilët as nuk ishin banorë të qytetit.

Ajo gjithashtu shtoi se për të arritur të manipulonin votat e qytetarëve, ishin shpërndarë grante nga paratë e caktuara për rindërtimin edhe për familje të cilat nuk kishin pasur dëmtime në banesat e tyre.

“Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti”- tha Duma.

Zyrtarja e PD përmendi me emra persona të cilët sipas saj kishin marrë pjesë në blerjen e votave të qytetarëve duke shfrytëzuar postin e tyre në administratën publike.

“Përveç Arben Ahmetajt në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Rrogozhinës.

Muharem Troka, babi i Administratores së Njësisë Gosë, Valmira Troka

Fatmir Haska, Kryetar i seksionit Gosë Qender për Partinë Socialiste

Shefit Thartori, punonjës i administratës së Bashkisë Rrogozhinë

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë

Elidon Bega, Këshilltar i Kryetarit të Bashkisë

Lulëzim Halit, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Romina Bega, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Erald Abazi, punonjës i Bashkisë Rrogozhinë.

Rakip Tosku, Shef i Emergjencës Civile në Bashkinë Rrogozhinë

Sami Dervishi, Drejtor i shkollës 9-vjeçare Karpën.

Bujar Dervishi, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë

Arben Mema, Specialist në Komisariatin e Policisë Kavajë.

Elvis Hoxha

Kjo nuk është çështje e politikës. Madje as çështje e Partisë Demokratike, është për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë dhe të demokracisë. Shqipëria sot ka humbur, por nëse ne do të kishim fituar me banda, Shqipëria do të kishte humbur edhe nesër, jo vetëm sot. Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”- u shpreh ajo.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button