AktualitetBota

44-vjeçarja ndërron jetë pak orë pasi u vaksinua me Astra-Zeneca, nisin hetimet

Një grua 44-vjeçare në Greqi ka ndërruar jetë pak orë pasi ka marrë vaksinën Astra Zeneca. Mediat greke raportojnë se ajo mbylli sytë në orët e para të së martës. Tashmë autoritetet kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Sipas informacioneve të para ajo dyshohet se kishte pasur probleme të hershme kardiake.

Presidentja e Komitetit Kombëtar të Vaksinimit, Maria Theodoridou, u pyet për vdekjen e 44-vjeçares. Ajo deklaroi se informacioni i parë nga autopsia tregon se vdekja nuk ka ardhur si pasojë e trombozës.

Gruaja që ishte nënë e dy fëmijëve jetonte në Chalastra, Selanik. 44-vjeçarja shfaqi ethe të hënën pasdite, pasi ishte vaksinuar.  Ekzaminimi mjeko-ligjor tregoi se nuk kishte asnjë reaksion alergjik dhe do të nevojiten ekzaminime të mëtejshme për analizën mikroskopike të mostrave.

Burri i saj deklaroi se ishte zgjuar të hënën në mëngjes nga ankesat e saj. Ai shtoi se simptomat kishin nisur një natë më parë ndërkohë që të nesërmen, e shoqja kishte filluar të merrte frymë me vështirësi. Ai menjëherë thirri një ambulancë dhe gruaja u dërgua në qendrën shëndetësore ku dhe ndërroi jetë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button