Aktualitet

Adrianopoli jashtë vëmendjes së institucioneve. Mungesa e rrugës e bën sitin shumë pak të vizitueshëm nga turistët

Vetëm 15 km nga Gjirokastra, afër fshatit Sofratikë, shumë pranë rrugës nacionale Gjirokastër – Kakavijë, gjenden rrënojat e sitit arkeologjik të Adrianopolit. Qyteti antik i ndërtuar në kohën e sundimit romak është një ndër atraksionet kryesore turistike të zonës. I ndodhur shumë pranë qendrës së banuar, siti është lehtësisht i arritshëm nga banorët dhe turistët. kushtet atmosferike këtij dimri po shënojnë pasoja negative në rrënojat shekullore që janë përmbytur totalisht nga uji.

Ndërkohë nga ana e organeve kopetente nuk është marrë asnjë masë qoftë për rehabilitimin e sitit apo shmangien e përmbytjeve,qoftë për promovimin e atraksionit. Situata që përsëritet çdo vit le gjurmë që thellojnë degradimin e sitit arkeologjik.

Qyteti i periudhës romake i quajtur Adrianopoli, daton në shek II e.s. Amfiteatri me një kapacitet prej 4.000 vendesh është zbuluar në vitin 1984.
Ekspedita e parë arkeologjike filloi në 1963, ndërsa prej vitit 2004 janë kryer studime dhe gërmime nga misioni shqiptaro – italian që ka hedhur dritë mbi historinë e këtij qyteti të periudhës romake.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button