Aktualitet

Aksident i rëndë në Sarandë, automjeti merr para motorin (Detajet)

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të diele në qytetin e Sarandës në një prej kryqëzimeve të rrugës “Adem Sheme” në lagjen nr. 3. Bëhet me dije se një automjet dhe një motoçikletë janë aksidentuar në një kryqëzim pranë spitalit.

Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i motorit dhe i mjetit, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur. Menjëherë është bërë transportimi i tyre drejt urgjencës së spitalit.

Sipas burimeve spitalore, i riu ka pësuar goditje në kokë dhe për këtë shkak ai është transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button