Aktualitet

Amortizimi i rrugëve në lagjen Punëtore/ Banorët: Rruga problem për këmbësorët dhe automjetet

Lagjia Punëtore vazhdon të ketë probleme me rrugën e amortizuar. Hapja e rrugëve nga ujësjellsi dhe lënia e tyre në gjëndje të rënuar duket se vazhdon për të disatën herë. Banorët sidomos ata të moshuar shprehen se detyrohen të ecin me kujdes duke qënë se këto rrugë paraqesin rrezik për këmbësorët dhe makinat. Drejtuesit e mjeteve e kanë problem faktin që rrugët janë me gropa dhe herë pas here mbushen me çakëll duke mos gjetur zgjidhje afatëgjate nga ana e institucioneve përkatëse.

Amortizimi i rrugëve të brendshme të qytetit vazhdon të jetë shqetësim për lagjet e qytetit Gjirokastër dhe lëvizja detyrimisht është më e vështirë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button