Argetim

Andi i nxjerr të gjitha për lidhjen me Jasminën: Kur dolëm nga emisioni…

Andi dhe Jasmina ishin një nga çiftet më të komentuara në ”Përputhen”, por shumë shpejt romanca e tyre mori fund. I ftuan dje në ”Nin”, Andi ka treguar se ai me Jasminën nuk kanë dalë çift nga emisioni. Ish-konkurrenti u shpreh se do të donte të kishte dalë dhe me vajza të tjera konkurrente, duke lënë të kuptohet se është penduar për deklaratën.

”Mua me Jasminën më ftohën gjestet, provokimet, kunjat që ka bërë gjatë gjithë kohës dhe lista është e gjatë. Ne nuk kemi pasur një lidhje. Kur dolëm nga emisioni, nuk dolëm çift. Unë dola vetë, ajo vetë. Unë e kisha vendos që nuk do dilja me të, isha i lodhur prej atyre gjërave, s’desha të vazhdoja. S’do rrija në emision për show. Nuk bëhet me zor. Jam treguar shumë i duruar. Më erdhi në majë të hundës”, tha Andi.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button