Argetim

Arjan Konomi bën komentin epik për takimin e Sindit, studioja shpërthen keq në të qeshura

Në puntatën e djeshme te ”Përputhen”, u transmetua takimi i Sindit dhe i Blerimit. Sipas opinionistit Arjan Konomi ata të dy vetëm sa po mbushnin minutat.

Ai e krahasoi takimin e tyre me një film të kohës së komunizmit dhe shprehja e përdorur shkaktoi të qeshura në studio.

”Ta them në gjuhën romanishte. Ky takim m’u duk lluku lluku babashta( në studio shpërthyen të qeshura). Nuk e dini se çfarë do të thotë. As unë nuk e di. Ka qenë një film i kohës së komunizmit, një film ku një partizan vrau një bataljon me gjermanë dhe ishin një çift që u zgjuan dhe thonin lluku lluku babashta. Na ka ngelur gjithë jetën si diçka që nuk e dinim, por na bënte për të qeshur”, tha Arjani.

Sindi e mori me shumë qetësi dhe preferoi të mos e replikonte. Ajo e mbylli duke thënë se e respekton mendimin e tij.

Kujtojmë se dyshja kanë debatuar shpesh në studio, madje pak ditë më parë u përballën me njëri-tjetrin.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button