AktualitetBota

Autoritetet italiane zbërthejnë paktin e “hekurt” shqiptaro-nigerian që furnizonte fqinjët me drogë

Hetuesit italianë kanë zbërthyer një pakt të madh mes klanit të Vlorës dhe atij nigerian të lidhur me të ashtuquajturit “Macet e Zeza” dhe grupin “Eiye”. Mediat italiane e përshkruajnë atë një pakt hekuri për të transportuar marijuanë nga Evropa Lindore përmes Pulias drejt Romës.

Protagonistët e kësaj skeme janë dy drejtuesit e organizatave kriminale Geraldo Bejaj dhe Sule Momodu, të dy në të tridhjetat që sundonin rrjetin që menaxhonte trafikun e drogës në të gjitha anët e vendit.

Në këtë pakt nuk ka asnjë gjurmë të Cosa Nostra, Camorra ose Ndranghetas. Në javët e fundit prokuroria e Romës i drejtuar nga Michele Prestipino, me kërkesë të zv / prokurores Nadia Plastina e cila koordinoi dy vjet hetime nga karabinierët, dhe mbi masat e miratuara nga Gip Nicolò Marino, urdhëroi arrestimet për 52 personat që i përkisnin këtij pakti nigeriano-shqiptar.

Duke lexuar mijëra faqe përgjimesh, gjurmimesh dhe raportimesh, rezulton se si menaxhohej trafiku nga kjo marrëveshje. Dhe përtej arrestimeve të bëra për një vlerë prej rreth 2 milion euro droge, dyshimi i gjyqtarëve është se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

E sigurt është që përmes kësaj marrëveshje Sule Momodu, sipas zyrës së prokurorit, do të kishte menaxhuar furnizimin e qendrave tregtare jo vetëm në Romë, por edhe në Brescia, Parma, Isernia dhe Napoli. Ndërsa Bejaj konsiderohet nga hetuesit si pika e kontaktit për dërgesat jo vetëm në Romë por edhe për ato në Venecia, Verona dhe Firence.

Ky hetim nisi në vitin 2018 nga disa arrestime të bëra nga karabinierët në Romë “në zonën që përfshin stacionin hekurudhor Romë-Tiburtina dhe stacionin e autobusëve Tibus, të vendosur në Via Largo Guido Mazzoni”.

Të gjithë të dyshuarit shqiptarë si pjesë e këtij rrjeti janë nga Vlora. Droga bëhej gati, me të njëjtin paketim me shirit ngjitës me ngjyra të ndryshme për të dalluar paketimet bazuar në sasinë e lëndës narkotike. Çmimi fiks për tregtarët si kompensim është 50 euro për çdo kilogram të shitur.

Mafia nigeriane është akoma e pranishme në të gjithë Europën dhe madje edhe përtej oqeanit, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara. Origjinat e organizatës janë të lidhura me flukset migratore të qyteteve të Benin City dhe Lagos: shoqata është e ndarë në grupe, disa prej të cilave tani janë të vendosura në Itali, të tilla si vëllazëria e quajtur “Eiye”, e degëzuar në Italinë Veriore . 

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button