Politike

‘Banda kriminale e Belinda Ballukut i terrorizoi romët për vota! Hapini kamerat e sigurisë’

Komuniteti rom në Valias mësohet se është terrorizuar ditën e zgjedhjeve nga njerëz të armatosur për të dhënë votën pro Ministres së Infrastrukturës, Belinda Ballukut dhe Partisë Socialiste.

Një qytetar ka kërkuar sot me forcë që të shihen kamerat e kopshtit “Niko Hoxha” në Valias, pasi ka bindjen se ato kanë filmuar anëtarët e grupit kriminal të Ballukut, siç i cilëson ai, duke kërcënuar jo vetëm familjet rome, por deri edhe komisionerët e PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha e publikoi këtë mesazh të denoncuesit me këtë shënim: “Denoncon terrorin e grupit kriminal të Ndrikull Grykësisë në qendren e votimit. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Zoti Berisha, në qendrën e votimit në Valias, te kopshti “Niko Hoxha” është bërë terror ditën e zgjedhjeve nga anëtarët e grupit kriminal të vjedhjes së votave të Belinda Ballukut.

Të hapen kamerat e sigurisë së kopshtit ku të gjithë anëtarët e grupit kriminal kanë rreshtuar njerëzit e komunitetit rom në Valias për të votuar me vota personale Belinda Ballukun.

Njerëzit kanë qënë të armatosur edhe iu kanë bërë presion edhe komisionerëve të Partisë Demokratike, duke i fotografuar secilin që t’i dokumentojnë se kush janë!

I bëj thirrje Prokurorisë të marrë kamerat e sigurisë për të zbuluar këtë akt kriminal të bandës kriminale Balluku.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button