Politike

Basha mbledh në seli 153 kandidatët e PD në zgjedhjet e 25 prillit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pritet të mbledhë këtë të martë pasdite, të 153 kandidatët e kësaj force poltike në të gjithë qarqet e vendit.

Takimi do të zhvillohet në selinë blu dhe pritet që të ketë zhvillime interesante përsa I përket strategjisë që do të ndjekë kjo forcë politikë në raport me kontestimin e zgjedhjeve, që cilësohen të manipuluara.

Takimi do të mbahet në orën 18.00, ku do tu kërkohet edhe njëherë të gjithë kandidatëve të dokumentojnë në çdo zonë të tyre shitblerjen e votave.

Partia Demokratike ka dërguar në SPAK materiale që sipas tyre vërtetojnë krime zgjedhore të kryera nga Partia Socialiste.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button