Aktualitet

Burri gjen të vdekur gruan e tij pranë shtëpisë, hetime për vdekje të dyshimtë

Një burrë nga fshati Muqiverc i Kamenicës ka raportuar në Polici se e ka gjetur bashkëshorten e tij të vdekur në një objekt afër shtëpisë së tyre.
Ekipi mjekësor ka arritur në vendin e ngjarjes, ku konstatoi vdekjen e viktimës.

Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

“Fsh. Muqiverc, Kamenicë 07.05.2021 – 12:45. Qytetari nga Kosova ka raportuar se bashkëshortja e tij, është gjetur pa shenja jete në një objekt përcjellës afër shtëpisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ekipi i QKMF-së dhe prokurori i shtetit. Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button