Aktualitet

Dalin shifrat, ja sa turistë nga Kosova vizituan Shqipërinë vetëm këtë fundjavë

32 mijë e 163 turistë nga Kosova vizituar Shqipërinë vetëm gjatë kësaj fundjave. Pandemia nuk i ndali për të vizituar Shqipërinë në këtë nisje të nxehtë të majit me temperatura të larta.

Ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi për mediat e Kosovës ka bërë me dije shifrën, ndërkohë ka theksuar se vetëm të dielën kanë ardhur 5 mijë qytetarë.

Duket se edhe këtë sezon turistik, Shqipëria do të presë mijëra turistë nga Kosova, ashtu si vitin e kaluar kur pandemia nuk i pengoi për të ardhur.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button