Aktualitet

Dëmtohet këndi i lojrave në kopshtin nr.5 në Zinxhira. Bashkia denoncon në Prokurori për kapjen e autorëve

Ditën e sotme është dëmtuar këndi i lojërave në kopshtin nr.5 “Shpresa Demaj”, në lagjen “Zinxhira” të qytetit të qytetit të Gjirokastrës. Bashkia ka denoncuar pranë organeve të drejtësisë këtë akt vandal, duke kërkuar vendosjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve.


Mjediset çlodhëse dhe veçanërisht këndet e lojërave për fëmijë janë pasuria e përbashkët e komunitetit. Mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi qytetare, por këto akte të shëmtuara që dëmtojnë jo vetëm të mirën e përbashkët dhe përfitimin e komunitetit janë jo të rralla në qytetin tonë.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button