Aktualitet

Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Një 42-vjeçar ka rënë në prangat e policisë. Mësohet se 42-vjeçari Gj.P është arrestuar nga uniformat blu pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu bëhet me dije se nga specialistët e Qarkullimit Rrugor janë arrestuar dy të tjerë për shkak se u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në pranga janë vënë 48-vjeçari A.B dhe një 31-vjeçare B.S.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Informacion

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. P., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

  1. A.B., 48 vjeç dhe B. S., 31 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button