Aktualitet

E lënë në harresë prej 7 dekadash nga qeveria shqiptare, familja e emigrantit rindërton kishën 2 shekullore në Mirditë

MIRDITË- Kisha e Shënlbuemit në Selitë të Mirditës e lënë pasdore nga shteti shqiptar prej më shumë se 7 dekadash, është ridërtuar nga familja e Nikoll Bushkolës, i cili nga të ardhurat e emigracionit ka mundur të rindërtojë kishën nga e para. Kisha 2-shekullore pritet që të hapë dyertë e saj për besimtarët e krishterë në ditën e festës së Shëlbuemit në 13 maj.    

Nikolli së bashku me djemtë e tij, Agustinin,Paulinin dhe vëllezërit morën përsipër që të rindërtonin Kishën, duke parë se askush nuk ishte kujtuar për atë prej më shumë se 7 dekadash. Në rindërtimin e Kishës përveç njerëzve të krishtetë të fshatit kanë marrë pjesë edhe banorë të besimit Islam, duke treguar harmoninë ndërfetare.  

Banorët e Mirditës gjatë gjithë viteve i kanë kryer në këtë kishë të gjitha ritet e tyre fetare, si edhe në periudhën përgjatë diktaturës. Pas mbarimit të diktaturës, Kishës i kishin mbetur vetëm themelet dhe disa nga muret anësore.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button