Bota

E rëndë! E djeg të gjallë në mes të qytetit, 44-vjeçari masakron ish-bashkëshorten

FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një grua 31 vjeçare është vrarë dhe më pas djegur në mes të rrugës nga ish bashkëshorti i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen Merignac , pranë aeroportit Bordeaux në Francën jugperëndimore, ku nëna e tre fëmijëve është ndjekur nga burri i saj i cili e ka goditur në këmbë, e ka lagur me benzinë e më pas i ka vënë flakën në mes të rrugës raportojnë mediat.

31-vjeçarja dhe 44-vjeçari ishin të ndarë, ndërsa fëmijët e tyre të moshës tre, shtatë dhe njëmbëdhjetë vjeç, të cilët jetonin me nënën e tyre.

Dyshohet se 44-vjeçari pak kohë më parë i kishte vënë flakën banesës së ish bashkëshortes dhe fëmijët nuk kanë akoma një shtëpi për strehim, të cilët për momentin ndodhen në kujdesin e autoriteteve që i mbajnë nën kontroll për traumën që kanë kaluar.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit vetëm gjysmë ore pas ngjarjes së rëndë, ku i është sekuestruar një rrip i mbushur me municione luftarake.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button