Aktualitet

E rëndë në Kosovë/ Kufoma lihet dy orë në koridorin e spitalit, videoja bën xhiron e rrjeteve sociale (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një kufomë është lënë prej 2 orësh në korridorin e spitalit.

Ngjarja ka ndodhur në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, ndërsa rasti është denoncuar nga një qytetar në Facebook përmes një videoje e cila po bën xhiron në rrjet.

Në lidhje me çështje ka reaguar dhe drejtori i spitalit i cili thotë se sipas protokollit personat që humbin jetën duhet të qëndrojnë dy orë në spital para se ti dorëzohen familjarëve.

“Në objektin ku jemi duke operuar e kemi të huazuar nga QKMF për arsye se Emergjenca jonë është shndërruar në repart ku është duke u trajtuar Covid-19. Andaj në këtë objekt jemi përkohësisht dhe rasti në fjalë është që pacienti ka ardhur pa shenja jete dhe përkundër reanimacionit nga ana e ekipës kujdestare nuk është kthyer në jetë. Çdo vdekje është protokoll që ne i mbajmë dy orë, dhe më pas ju dorëzohet familjarëve për procedurat e varrimit. Vendin ku ju e shihni nuk është adekuat, mirëpo për momentin është e vetmja zgjidhje”, tha Jeton Zeqiri.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button