AktualitetPolitike

Edith Harxhi takim me strukturat e PD në Gjirokastër/ Harxhi: Dua të bëj të mundur afrimin e elementeve të larguar nga PD

Kandidatja për kryetare e partisë demokratike Edith Harxhi ka zhvilluar në Gjirokastër një takim me strukturat e PD për të kërkuar mbështetjen nga antarët e këtij subjekti politik për kandidimin e saj. Ajo ka pohuar se pret votëbesimin e demokratëve të Gjirokastrës për të sjellë një riformatim të Partisë Demokratike dhe afrimin e elementëve të larguar nga PD.
Përsa i përket zgjedhjeve të 25 prillit ajo është shprehur se ato kanë qenë zgjedhjet më të këqija të mbajtura në vendin tonë dhe se vullneti i shqiptarëve u tjetërsua.
Ky është takimi i dytë i kandidates Harxhi në vijimësinë e takimeve që do të mbahen edhe në qytete të tjera të vendit në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike që do të mbahen në 13 qershor.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button