Aktualitet

EMRAT/ Ish-polici vret gruan dhe plagos 2 persona. Detaje të reja nga krimi i rëndë

Një ish-polic vrau me armë zjarri gruan e tij gjatë ditës së sotme pranë Gjykatës së Elbasanit.

Autori  shtetasi Koço Buzo, rreth 58 vjeç, ka plagosur me armë zjarri bashkëshorten e tij, shtetasen Liljana Buzo, 54 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë  gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi Gezim Toçila, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Eshtë dëmtuar në dorë  dhe pasi ka marrë mjekim ka dalë  nga spitali edhe shtetasi Adriatik Kolaj, dyshohet nga ndonjë cifël guri.

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov.

Ja njoftimi i policisë për ngjarjen

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.    

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.    

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë. 

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.   

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button