Aktualitet

“Fakulteti i Mjekësisë është kthyer në një vatër injorance dhe korrupsioni”, mjeku i njohur sulmon Ilir Bejqën: I paaftë, krijoi një administratë vrastare të dijes

Mjeku Pajtim Lutaj, përmes një postimi në rrjete sociale ka akuzuar politikat qeveritare dhe specifikisht ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, në lidhje me refuzimin e mjekëve të rinj për të vijuar ciklin e tretë të studimeve.

Lutaj shprehet se Qendra spitalore Universitare “Nënë Ttereza’, ka humbur prej vitesh funksionin universitar, pasi nuk kryen më formimin e personelit të ardhëm mjekësor.

Doktor Lutaj thekson se  25% e mjekëve të rinj refuzojnë specializimin duke krijuar në këtë mënyrë një boshllëk dhe mungesë potenciale të mjekëve në të ardhmen, dhe kjo për shkak se Fakulteti i Mjekësisë është kthyer në një vatër injorance dhe korrupsioni me notën.

Postimi i plotë i doktor Pajtim Lutaj:

25 % e mjekëve të rinj refuzojnë specializimin, pra nuk pranojnë të vazhdojnë ciklin e tretë të Studimeve mjeksore. Shifni listën: të mbuluar, të zbuluar, të lirë dhe të “burgosur”, të hequr dhe të tërhequr nga sistemi rrumpallë i krijuar nga injoranca, të paditurit dhe të korruptuarit e këtij vendi që kërkon me çdo kusht ti bashkohet Europës së dijes, kulturës, zhvillimit dhe prosperitetit njerëzor.

Lista është publikuar 3 ditë para zgjedhjeve, as një reagim, as veprim, asgjë nuk habit në këtë vend. Tepsia politike me legenin mediatik kanë mbetur në fund të kazanit, të shurdhër, memece dhe të verbuar vazhdojnë avazin me fosilet e politikës së vjetër që mbrojnë me thonjë të kaluarën e tyre të errët dhe veprën e tyre më të keqe; administratën.

Prej vitesh kam shkruar se Formimi i Mjekëve të rinj që do të sigurojnë shërbimin mjeksor në të ardhmen është shkatërruar. Qendra spitalore Universitare “Nënë THERESA”  e vetmja ne Shqipëri  ka mbaruar prej vitesh të quhet Universitare, se nuk kryen më funksionin e saj; Formimin e personelit mjeksor të ardhëshme, mjekëve, infermierëve, mamive ….

Kjo është arsyeja që ne kemi sistemin shëndetësor më të papërgatitur në botë, me formim të cunguar ose të pa formuar fare të dala nga FM dhe UMT të cilat merren me çdo gjë përveç formimit, mësimit apo përgatitjes profesionale të brezit të ri.

Ministria, Administrata e sistemit shëndetësor në vendin tim është përgjegjëse për gjendjen katastrofike, të pa shpresë dhe të pa kthyeshme. Ministra të pa aftë që kane krijuar një administrate vrasetare  të dijes, që kanë zhdukur rolin e mjekut në shoqëri atë të profesionistit dhe profesorit në Universitet, duke e kthyer në një administrator të materialeve të tyre të skaduara e të pa vlefshme (medikamente e letra pa vlere, diplloma) …

o Zot, ku shkojmë… këta njerëz të pafytyrë, dallkauk e turkoshak, injorant e megallomane, jo vetëm nuk dinë çfarë bëjnë e çfarë shkruajnë por as nuk dëgjojnë, u duket vetja se dinë çdo gjë vetëm e vetëm se adhurojnë partitizmin e ndyrë dhe rrumpallën që drejton sot shëndetësinë tonë.

Kujdes, veproni shpejt, me urgjencë … ndryshoni menjëherë “sistemin” tuaj të dështuar e të kalbur. Lexoni drejt dëshirën e popullit, zbatoni verdiktin e tij…. shenja e parë u dha në qytetin sy hapur, qendrën e kulturës, Shkodër, populli i këtij qyteti duke mos e votuar, refuzojë politikat e Ish-Ministrit me famëkeq, që ideojë, iniciojë dhe shkatërrojë formimin profesional në shëndetësi dhe ekonominë e këtij sistemi.

UMT dhe FM nga qendra formimi dhe iluminimi, janë kthyer në qendra obskurantizmi, nga qendra shprese për të ardhmen në vatra injorance dhe korrupsioni me notën, me diplloma, grada dhe tituj.

QSUT nga qendër rrezatimi i mjekëve të rinj në qendër sekserësh dhe mjekësh të pa formuar por për fat të keq, shumë të kon-formuar me politikën e mbrapsht.

QSUT-ja lëngon, nuk reanimohet më nese nuk veprohet tani!

Ndryshoni urgjent!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button