Aktualitet

Familja Buzo në vështirësi ekonomike/ Buzo: Prej dy muajsh më kanë ndërprerë ndihmën ekonomike

Bastri Buzo banues në Libohovë tregon për Channel-7 se prej gati dy muaj e gjysëm i është
ndërprerë ndihma ekonomike. I ve dhe i pamundur fizikisht për të punuar gjë e cila faktohet lehtësisht nga dokumentet dhe ilaçet e shumta. Në shtëpinë e tij gati të pabanueshme jetojnë dhe dy djemtë e tij në moshë minorene të cilët marrin një pension prej 18 mijë lekësh me të cilin përballojnë muajin . Ai sot ndodhet i braktisur dhe i lënë në harresë nga qeveria dhe pushteti vendor siç shprehet dhe vet. E vetmja gjë qe e mundon është sigurimi i ushqimeve për fëmijët . Ndërprerjen e ndihmës ekonomike punonjësit e bashkisë e justifikiojnë me mos deklarimin tre mujor, por sipas zotëris nuk është kontaktuar asnjëherë.

Sipas Ministrisë për Punë dhe Mirqënie Sociale, rreth 70% e popullatës në Shqipëri është e papunë, 40% jetojnë në varfëri, 15% prej të cilëve në varfëri të skajshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button