Analiza

Festa e Ballës, Gjiknurit dhe Beqes: Shpëtuam edhe këtë herë nga burgu

Këmbëngulja, ambicia dhe mbi të gjitha përdorimi i çdo mjeti, ligjor apo kriminal në burime dhe mjete për të marrë një mandate të tretë, nga Rilindja, nuk ka pasur thjesht arsyen e etjes për jetëgjatësi në pushtet.

Edi Rama, ministrat e ish-ministrat e tij, duke përfshirë gjithë shpurën në parti dhe në administratë, kanë bërë aq shumë shkelje të rënda ligjore gjatë këtyre 8 viteve qeverisje, sa që frika nga burgu ka qenë evidente.

Pikërisht rikonfirmimin në pushtet me çdo mjet si një siguri nga frika që kanë nga drejtësia, ka pasqyruar mjeshtri Bujar Kapexhiu në karikaturën e tij të radhës politike.

Përgjegjësi i madh i koncesioneve dhe tenderave në Shëndetësi, ish-ministri Ilir Beqja, Damian Gjiknuri i tenderave të rrugëve të florinjta dhe tërmetit të votave në Dibër, e miku i krimit të organizuar Taulant Balla, pas ‘fitores’ së vjedhur të 25 prillit duket se kanë shumë arsye që të festojnë: Shpëtuam edhe këtë herë!

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button