Bota

Fuqia e stërvitjes ‘Defender 21’ në Shqipëri alarmon Putin, çfarë thotë ministri rus i Mbrojtjes

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shojgu duket se i ka sytë nga Shqipëri. “RT” raporton se ministri është shprehur se po monitoron dërgimin dhe shpërndarjen e forcave të NATO-s në Shqipëri për stërvitjen “Defender Europe”.

“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën, progresin e transferimit dhe vendosjes së forcave të NATO-s në Evropë si pjesë e stërvitjes Defender Europe. Ne po vëzhgojmë transferimin e Brigadës së 53-të të Këmbësorisë, e cila mbërriti pardje në portin shqiptar të Durrësit. Së bashku me ta 750 njësi të pajisjeve ushtarake,”-tha ai.

Çfarë është stërvitja “Defender21″? Stërvitja “Defender Europe 2021” do të zhvillohet në periudhën 26 prill-20 qershor 2021 në territorin e Shqipërisë dhe në këtë stërvitje do të angazhohen 3.100 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vende të tjera aleate, 10 anije, 18 avionë, 19 helikopterë, 6 sisteme raketash “Patriot” dhe 1.000 automjete joluftarake.

Stërvitja e NATO-s në Shqipëri, “Defender Europe 2021” është konsideruar jo vetëm një tregues i nivelit të ngushtë të bashkëpunimit dhe i marrëdhënieve të ngushta që Shqipëria ka me SHBA, por ajo do të thotë shumë dhe në aspektin financiar, sepse pritet të rriten të ardhurat në strukturat ushtarake.

Në stërvitje do të marrin pjesë forca nga Shqipëria, Turqia, SHBA-ja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kanadaja, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia dhe vende të tjera.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button