Aktualitet

Gati nisja e sezonit turistik, por pushuesit janë të zhgënjyer me plazhet

Sezoni turistik duket se ka nisur,teksa kjo fundjavë ka regjistruar një numër të konsiderueshëm turistësh të huaj e vendas. Sipas tyre plazhet e vendit vijojnë me po të njëjtat probleme, ndotja dhe ujërat e kanaleve që derdhen det.

Vlora ka shënuar turistët e parë për verën e 2021 edhe pse ndodhemi në ditët e para të muajit maj. Plazhet po popullohen dita-ditës nga turistët vendas e të huaj, por sipas tyre situata duket e njëjtë në krahasim me vitin e shkuar.

Ndotja mbetet shqetësimi kryesor,i cili nuk ka gjetur aspak zgjidhje deri më tani.

Për turistët e huaj shqetësuese pamja e cila u shfaqet para syve. Ata shprehen se ngado ka ndotje, e kjo i frikëson e nuk lahen në det,por vetëm marrin rreze. Rojet bregdetare gjithashtu nuk janë të pranishëm as këtë fillim sezoni, madje mungojnë dhe tualetet publike.

Gjithashtu në prag të çeljes së sezonit turistik, plazhin i Shëngjinit duket se nuk është ende gati për të pritur pushuesit e parë. Plazhi u mbipopullua këtë fundjavë, por ata u ndeshën në papastërti të shumta, ndonëse për disa prej tyre vija bregdetarë e Lezhë mbetën më të preferuarat e tyre.

Moti i ngrohtë ka bërë që të mbërrijnë pushuesit e parë në Shëngjin, edhe pse ende nuk janë hapur stacionet e plazhit. Ndryshe nga një vit më parë edhe operatorët turistik e shohin me optimizëm sezonin e ri, pasi dhe prenotimet janë të kënaqshme dhe stafet janë vaksinuar për Covid-19.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button