Aktualitet

Gjendet i mbytur 78-vjeçari nga Gjirokastra në plazhin e Shëngjinit, detajet e para

Një 78 vjeçar nga Gjirokastra me inicialet F.L. është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Shëngjinit.

I moshuari kishte shkuar për pushime te e bija në Lezhë, ndërsa ditën e sotme doli për të bërë plazh, por u mbyt sapo u fut në ujë, raporton media.

Ky është rasti i parë në prag të nisjes së këtij sezoni turistik në Shqipëri. Trupi do të dërgohet në morgun e spitalit të Lezhës për autopsi për t’u përcjellë më pas në banesën e fundit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button