Aktualitet

Gjirokastër/ Shkrumbohet magazina ushqimore në pronësi të… (Foto)

Rreth orës 16:20 të ditës së sotme pranë ish tregut të fruta-perimeve në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavije ka marrë zjarr kati i dytë i një magazine ushqimore.

Nga hetimet paraprake besohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike e cila ka rënë në kontakt me amballazhe dhe fshesa të cilat më pas përshkallëzuan situatën.

Magazina është në pronësi të Ergest Demçe. Nga zjarri fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Situata tashmë paraqitet e qetë ku janë angazhuar edhe 2 automjete të zjarrëfikses për neutralizimin e zjarrit.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button