Aktualitet

Gjirokastra ndër vendet me emigrimin më të lartë/ Qytetarët: Papunësia shkaku kryesor

Tranzicioni demografik, me lëvizje të brendshme të popullsisë dhe emigracion të lartë ka bërë që disa qytete shqiptare të renditen ndër të parat në Europë për rënien e popullsisë së tyre.
Në një botim të posaçëm për statistikat e rajoneve, Eurostat renditi qytetet e Gjirokastrës, Beratit, Dibrës dhe Kukësit, ku rënia e popullsisë ishte nga më të lartat në Europë në vitin 2017, me mbi 20 banorë për 1000 banorë. Ndërsa qytetarët e Gjirokastrës ja kanë dedikuar këtë vlerësim të qytetit nga sondazhet papunësisë si faktorin kryesor që sjell edhe emigrimin masiv dhe varfërinë e banorëve resident.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2019, shtesa natyrore që mat diferencën midis lindjeve dhe vdekjeve, ishte vetëm 6624 persona. Një vit më parë, shtesa natyrore ishte 7130 persona, ndërsa në vitin 1990, shtesa natyrore ishte 64 mijë persona në vit, ose gati 12 herë më e lartë se në vitin 2019.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button