Aktualitet

Gjirokastra pa infrastrukturë e mjete zjarrfikëse, hidrantët funksionalë vetëm në pjesën e poshtme të qytetit

Zjarri që ra në shtëpinë dykatëshe në lagjen e pazarit të vjetër të Gjirokastrës nxori në pah dështimin e institucioneve vendore.

Në këtë zonë nuk ka infrastrukturë për ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse. Hidrantët e vendosur së fundmi, janë jashtë funksioni. Kjo pohohet nga  Shefi Emergjencave pranë Bashkisë Gjirokastër Fatri Brahimi.

Në pjesën e poshtme të qytetit janë javë vendosur hidrantë dhe janë funksionalë. Por në pjesën e sipërme të qytetit janë vendosur hidrantë por nuk kanë ujë për shkak të investimit që po vazhdon.”

Brahimi thekson se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje shumë shpejt.

“Në projektin e rrjetit të ri të ujësjellësit është parashikuar dhe vendosja e hidrateve”.

Vetë infrastruktura e ndërtimit të qytetit te Gjirokastrës është e tillë ku kujdesi duhet të jetë maksimal nga ana e institucioneve vendore.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button