Aktualitet

Gjobitet banori sepse restauroi çezmën/ Goxha: E bëra për bamirësi, nuk kam qëllime

Kostandin Goxha nga fshati Dervician ka restauruar para një viti çezmën e ujit të Ajonerit që ndodhet në Kordhocë. Por pas këtij veprimi ai është gjobitur nga bashkia Gjirokastër me 5 milionë lekë për ndërtim pa leje. Edhe pse zoti Goxha nuk ka ndërtuar por vetëm restauruar dhe ka marrë leje nga organet përkatëse edhe pse jo me shkrim. Megjithatë ai vendosi ta restaurojë këtë çezmë gjatë kohës së pandemisë kur edhe ishte më i lirë pa asnjë qëllim përveç bamirësisë.
Edhe pse ai nuk investoi i vetëm në rasturimin e çezmës por u ndihmua edhe nga banorët e zonës shërbimi i tij u cilësua si investim dhe u gjobit për ndërtim pa leje e megjithatë bashkia nuk do ta prishë ndërtimin pa leje edhe pse për restaurimin e tij u gjobit ky banor.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button