BotaSport

Historike/ Man City për herë të parë në finale të Championsit, mposht PSG-në (Video)

Manchester City ka fituar me rezultatin e përgjithshëm 4-1 ndaj Paris Saint-Germain, për të arritur kështu kualifikimin në finalen e Ligës së Kampionëve.

Riyad Mahrez ishte golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje, duke arritur që të shënojë dy herë për të dërguar “qytetarët” në finale të kësaj gare.

Goli i parë erdhi në minutën e 11-të, ku algjeriani u ndodh shumë mirë pranë portës për të shfrytëzuar topin e pritur nga portieri Keylor Navas. Goli i dytë erdhi në minutën e 63-të, pas një super aksioni të ndërtuar nga skuadra e Pep Guardiolas.

Me këtë fitore, Man City pret biletën e parë për finalen e 29 majit që do të luhet në Stamboll, ndërsa kundërshtari përcaktohet nga çifti i takimit, Chelsea – Real Madrid.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button