Aktualitet

I vdiq punëtori pasi ra nga kati i dytë, arrestohet pronari i banesës në Durrës

Është arrestuar ditën e sotme në Durrës pronari i banesës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme teksa punëtori ra nga një lartësi e konsiderueshme dhe gjeti vdekjen e menjëhershme.

Lidhur me ngjarjen është marrë si fajtor dhe është arrestuar shtetasi 65 vjeçar me inicialet A.M.

Njoftimi i Plotë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në banesën e tij, ka rënë nga lartësia një punëtor, shtetasi I. J., 51 vjeç, i cili ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjajshem

Shkruaj nje koment

Back to top button